Begaj pret në Presidencë ministrin e jashtëm polak! Vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

begaj pret ne presidence ministrin e jashtem polak vlereson mbeshtetjen e vazhdueshme te polonise per integrimin ne be te vendeve te ballkanit perendimor








































Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mirëpriti në takim Ministrin e Jashtëm polak, Radosłaë Sikorski, i cili, në cilësinë e detyrës së tij, viziton Shqipërinë.

222

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhënien shumë të mira dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin në rritje mes Shqipërisë dhe Polonisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke veçuar ekonominë dhe turizmin.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

111

Ai u shpreh besimplotë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencë së BE-së nga ana e Polonisë, duke filluar nga janari 2025, përfshirë hapjen e grup-kapitujve të mbetur të negociatave të vendit tonë me BE-në.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar, Presidenti i kërkoi Ministrit të Jashtëm polak mbështetje për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe pranim e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →