Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar çështja e inceneratorit të Fierit. Emisioni hedh më shumë dritë mbi një proces tërësisht të dështuar, por që i ka kushtuar shqiptarëve 28 mln euro nga taksat e tyre. Në fund ajo që kanë ‘fituar’ janë malet me mbeturina dhe grumbulli me hekurishte. Në burg janë disa ish-zyrtarë, ndërkohë që Armando Subashi duket se i ka shpëtuar përballjes me ligjin.
Kjo histori e abuzimit me 28 milionë euro fonde publike, do të përfundonte me një përpjekje tjetër a buzive, ngritjen e një shoqërie për të menaxhuar një incinerator që nuk ekziston.
Në 15.04.2024, Bashkia e Fierit krijoi një kompani për menaxhimin e inceneratorit që nuk është ndërtuar ende dhe nuk është vënë në punë asnjë ditë. Këshilli bashkiak votoi me dyer të mbyllura hapjen e një kompanie publike që do të marrë përsipër menaxhimin e fushës së mbetjeve dhe inceneratorit jofunksional. Bashkia e Fierit do të ishte aksionerja kryesore e shoqërisë me 51 për qind të aksioneve. Sipas vendimit, Bashkia Lushnjë, zotëron 25% të vlerës së aksioneve, në kapitalin themeltar të kësaj kompanie, me vlerë 2.5 milionë lekë. Bashkia Patos, zotëron 7.03% të vlerës së aksioneve, me vlerë 700 000 lekë. Bashkia Roskovec, zotëron 5.47% të vlerës së aksioneve, me vlerë 500 000 lekë. Bashkia Divjakë, zotëron 7.03% të vlerës së aksioneve, me vlerë 700 000 lekë. Bashkia Mallakastër, zotëron 4.69% të vlerës së aksioneve, me vlerë 500 000 lekë.
Pa dhënë asnjë shpjegim, kryebashkiaku Subashi vendosi që në tetor aktiviteti i kësaj shoqërie të pezullohej.
“Asambleja e Përgjithshme e Aksionareve, pasi diskutoi çështjet e përfshira në rendin e ditës, me unanimitet vendosi të pranohet kërkesa e administratorit të shoqërise Z.Arjan Ndreu për pushimin e përkohshëm (pezullimin) të aktivitetit te Shoqërisë së Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier sh.a. dhe kalimin e shoqërisë në status pasiv për një kohë të pacaktuar per shkak të pamundësisë objektive të ushtrimit të aktivitetit te saj,” thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak në fillim të muajit të kaluar.
Ekspertët mendojnë se aryeja e vërtetë e vendimit është larja e duarve përfundimisht me inceneratorin, i cili tashmë mbetet jetim dhe me shumë gjasa i destinuar të dështojë përfundimisht.
Pano Soko sqaron se pati ndryshime të strategjisë së menaxhimit të mbetjeve: “Në 2013 kishim një strategji trajtim mbetjesh ku incenerimi ishte hallka e fundit kishim ripërdorimin, riceklimin depozitimi në fund farë ishte incenerimi e 5.. Në 2015 u kthye përmbys e gjitha incenerimi na doli i pari pse? Pati ndonjë zhvillim shkencor jo. U mendua q1ë inceremi do të ishte një skemë e e madhe vjedhje që do të përfshinte një vjedhje që do shtrihej në khë. Dhe pse u mendua kjo pasi skemë me ppp edhe nëse ndodhte që t2ë binte qeveria në zgjedhjet e 2017 fluukset e parave të vazhdonin prandaj jepnin ppp që mos vidhnin vetëm kur ishin në pushtet por të vazhdonin të merrnin para edhe kur mos të ishin në pushtet.. Pra edhe nëse binin nga pushteti fluksi i parave të vazhdont.”
Teksa eksperti Ferruni sqaron se: Të kthehemi tek parimi i madh i strategjive të BE. Nuk ka incenerator por vetëm djegie me emetim të toksinave me 10 helmet më të fuqishme janë dioksinat dhe furanet që dalin nga procesi i djegies. Teknologji që duhet të braktiset duhet të fitohet koha e humbur e këtyre 10 viteve “.
Ditën e sotme më 19 dhjetor 2024, Gjykata e posaçme e apelit prishi vendimin per inceneratorin e fierit duke e kthyer atë per rigjykim ne shkalle te pare me nje tjeter trup gjykuese.
Malet e mbetjeve janë e vetmja pasuri që gjen strehë brenda mureve të kësaj godine që quhet inceneratori i Fierit. E ndërtuar gati gjashtë vjet më parë, godina e vemtuar mbeti si një iluzion i rremë që premtonte zgjidhje për menaxhimin e plehrave të këtij qarku. Qeveria dhe Bashkia e Fierit e propaganduan si një triumf të menaxhimit të mbetjeve, por kjo ndërtese që ngjan si një fantazmë e humbur në kohë, na tregon një histori të trishtë abuzimi me fondet publike. Brenda saj, nuk gjendet asgjë më shumë se një grumbull i ndryshkur hekuri. Një incenerator që nuk u ndez kurrë, por që mori 35 milionë euro nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë.
LEXO EDHE: