Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në “Open” në News 24, tregoi disa faktorë se si mund të ndalet hemorragjia e shpopullimit. Ai solli rastin e kthimit të rreth 1 milionë grekëve rreth katër dekada më parë në vendin e tyre nga Gjermania.
“Duhet të gjendet një formulë që t’u japësh shansin qoftë edhe me një kredi të butë. E dyta, bonusi për fëmijët. Jepi 100 euro për fëmijën e parë, 200 për fëmijën e dytë deri në 18 vjeç dhe bëja 300 për fëmijën e tretë. Ky shtet është njerk, shteti duhet të jetë një lloj babai. Nëse nuk është për çfarë duhet. Te sistemi shkollor që duhet përmbysur i gjithi. Ndryshe i merr fëmijët dhe ikën në Gjermani ose Francë pasi atje ka autobusin, ushqimin. Po të jetë Shqipëria një vend i jetueshëm nuk do të ikin kaq shumë. Prapë do ikin se ne e kemi në psikikën shoqërore.
Fenomeni tjetër i rikthimit. Në historitë migratore kanë ndodhur fenomene të çuditshme. Në 1678-1980, nga Gjermania u kthyen rreth 1 milion grekë, mbetën vetëm 70 mijë. Pse? Greqia hyri në Evropë. E njëjta gjë ka ndodhur me portugezët. Kur njerëzit shohin shpresë, kthehen!
Ka ndodhur edhe në Shqipëri në vitin 2009, ku u kthyen 160 mijë njerëz nga Greqia dhe Italia. Një pjesë sot janë biznesmenë. Fenomeni është kompleks por nuk është pa zgjidhje. Qeveritë shqiptare janë puro elektorale. Po t’i shohin qeveritë shqiptare projekte që duan mbi 10 vjet nuk bëhen sepse duan ta kthejnë çdo gjë në votë”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co