“Nuk doja që të bullizonin Martinin”/ Nëna e 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari: Dy djemtë e mi i çova në shkolla të ndryshme

nuk doja qe te bullizonin martinin nena e 14 vjecarit qe u vra nga bashkemoshatari dy djemte e mi i cova ne shkolla te ndryshme








































Nëna e Martin Canit, i cili u vra një muaj më parë para shkollës Fan Noli në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, tregoi sot detaje nga jeta e djalit të saj të ndjerë.

Angel-dhe-Florina-Cani--scaled

Në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan, Florina Cani, tha se kujdesej në maksimum për mirëqenien e Martinit  dhe vëllai të tij Henrit, që është një vit më i vogël se Martini.

Florina tha se për shkak të një veçorie që Henri ka në të folur (disleksi) ajo dhe bashkëshorti i saj kishin vendosur që mos t’i çonin djemtë në të njëjtën shkollë, pra për të mbrojtur Martinin nga bullizmi.

Ajo tregoi se për të shmangur çdo mundësi që Martinin ta bullizonin në shkollë për vëllanë e vogël, vendosën që Henrin ta çonin në shkollë në Sauk ndërsa Martinin te shkolla Fan Noli.

“Unë kam punuar në arsim 8 vite në fshat, atje ku banoja. Pas asaj kohe, u bashkova me bashkëshortin se erdhi nga kurbeti dhe u martuam, pas martese na erdhi Martini, ishte gëzimi jonë, busulla jonë, gjithçka që kishim, ishte i mbushur me dashuri dhe ai vetë e tregon si është edhe në foto. Kam shumë fjalë për të folur për Martinin. E shkëputa punën vetëm si e si t’i rris ata fëmijë. Kam punuar në Martanesh dhe kam dhënë Gjuhë-Letërsi. Kam vendosur që të largohem nga puna që të rris vetëm Martinin sepse ishte gëzim i madh për ne. E rritëm me shumë dashuri. Pas Martinit, na erdhi në jetë edhe Henri, hasëm pak vështirësi, është 13 vjeç. Kjo ishte ecuria jonë e fillimet tona. I çova djemtë në shkolla të ndryshme, Henrin në Sauk, Martinin te Fan Noli, që mos ta bullizonin për vëllanë”, tha Florina Cani.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →