Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca,ishte i pari i cili e hapi seancën e përbashkët parlamentare të dy Shqipërisë dhe Kosovës.
Mesazhii i tij konsistonte që Shqipëria dhe Kosova kanë dëshmuar unitet përballë sfidave politike dhe gjeopolitike.
Konjufcka deklaroi se dy vendet janë me njëra tjetrën pa asnjë kusht, e se përfaqësojnë një komb.
“Ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simboliken. Kjo seancë duhet parë si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën pa asnjë kusht. Ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përvc interesit të kombit që për ne është i përbashkët.
Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ky është bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies.
Përveçse përfaqësojmë një komb, ne synojmë të njëjtën familje. Shqipëria ka ecur në procesin e integrimit dhe ne duhet të mësojmë, pavarësisht masave të padrejta që na ka vendosur BE”.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co