Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në seancën e përbashkët parlamentare me Kosovën në Prishtinë, u shpreh se kjo e fundit duhet të ngrijë dialogun bilateral me Serbinë.
Sipas Ramës, Kosova “duke këputur kërthizën e receprocitetit nacionalist me Serbinë”, mund të lidhë “kërthizën e receprocitetit me BE.”
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Kosova duhet t’i japë provën e vullnetit të përkatësisë së saj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, brenda një kohe shumë të shkurtër, teksa shtoi “duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve, jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet.”
Edi Rama: Më lejoni të ndaj këtu sot opinion tim, të konsoliduar në këtë rrugëtim ku çfarë nuk kam parë bë marrëdhëniet me miqtë, aleatët dhe jo dashamirësit tanë, Në këtë fazë vendimtare në rrugën e saj të integrimit europian dhe euroatalntik, Kosova duhet ta ngrijë ta ftohtë, siç thoni ju dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënies me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE duke këputur kërthizën e receprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e receprocitetit me BE.
Kosova mund t’ia japë familjes europiane dhe NATO në në një kohë shumë të shkurtër provën e vullnetit dhe të përkatësisë së vet duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve, jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet. Për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me komitëet të përbashkët Brukselin.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co