Kryeministri Edi Rama, në Kuvendin e Prishtinës përgjatë seancës së përbashkët plenare mes Shqipërisë dhe Kosovës, foli për pavarësinë e kësaj të fundit, e cila nuk është njohur nga disa vende evropiane.
Rama tha se dy vendet tona duhet të jenë dorë për dorë për të bindur të gjithë skeptikët në Bashkimin Evropian.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se barra e fajit për degradimin e dialogut duhet të bjerë mbi Serbinë, e jo mbi Kosovën.
Sakaq, Rama bëri thirrje që vendet evropiane duhet të njohin pavarësinë e Kosovës një orë e më parë.
Rama u shpreh se barra e fajit për degradimin e dialogut evropian të bjerë mbi Serbinë dhe asnjë gram mbi Kosovën.
“Duhet të jemi dorë për dorë, paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur skeptikët në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut evropian të normalizimit duhet ti bjerë e gjitha vetëm Serbisë, po kurrsesi nuk duhet të lejojmë që qoftë edhe një gram ti bjerë Kosovës. Ne duam që Kosova të njihet një orë e më parë nga të gjitha ato vende evropiane që ngurojnë të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës”, tha Rama në Parlamentin e Kosovës.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co