“Po mbahen padrejtësisht në Hagë”- Rama: Nuk është marrë asnjë nismë nga Kuvendi i Kosovës për verifikim e procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

po mbahen padrejtesisht ne hage rama nuk eshte marre asnje nisme nga kuvendi i kosoves per verifikim e procesit gjyqesor ndaj thacit dhe te tjereve








































Kryeministri Edi Rama, në fjalën e saj gjatë seancës së përbashkët të dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, ngriti shqetësime të forta lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

rama kosove

Kryeministri shqiptar vuri në dukje gjithashtu se ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, po mbahen ende në qelitë e një gjykate ndërkombëtare që sipas tij, ka zhgënjyer pritshmëritë e çdokujt për drejtësi.

Ai kritikoi procesin dhe standardet e Hagës, duke theksuar se ato janë nën nivelin e drejtësisë që ofrojnë shtetet demokratike që financojnë atë gjykatë.

“Ajo që unë nuk vijë dot deri këtu në Prishtinë, të marrë fjalën e ta gëlltis në heshtje në këtë foltore, në mungesë të Hashimit, në mungesë të Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit është nyja e mbledhur në fyt nga një çudi shumë e madhe, se ai proces është i parregullt ligjor dhe se normat e tij janë nën standardet e drejtësisë të vendeve demokratike që financojnë atë farë Gjykatë.”, u shpreh Rama.

Rama tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë asnjë nismë për të shqyrtuar procesin dhe për të kërkuar një mision verifikimi nga vendet financuese të gjykatës së Hagës.

“Nuk rri dot po ashtu pa jua thënë vëllazërisht se në këtë sallë nuk është marrë një nismë përmes një rezolute të gjitha vendeve financuese të asaj gjykatë, te ngrihet shqetësimi i madh mbi standardet e atij procesi dhe për të dërguar një mision verifikim për procesin”, tha ai.

Rama theksoi se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte ndonjëherë nismën për t’u drejtuar shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale, ai do të angazhohej personalisht për të mbështetur një iniciativë të tillë.

Edi Rama: Po ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte me patjetër në atë rrugëtim të tij. Pa Hashim Thaçin dhe shokët e tij, që udhëtuan bashkë më Ibrahim Rugovën për të trgeuar historinë e re të shqiptarëve këtej Bjeshkëve, ne nuk e dimë sot se çfarë rrugë do të kishte fati i Kosovës në nisje të këtij shekulli.

Po ajo që në dimë është se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do kishin ardhur siç erdhën dhe e sotmja do i ngjante më shumë të shkuarës, se sa të ardhmes pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me në krye Hashim Thaçin.

Sot që jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall dhe firmos Pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi mbahen peng prej vitesh në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare që në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur virtytet e një drejtësie të një shteti të së drejtës.

Unë as nuk e kam diskutuar ndonjëherë dhe nuk e bëj as sotpër të drejtën e asaj Gjykatës, e cila e për të bërë punën që e ka ngarkuar vendimmarrja e kësaj salle, ku vete Hashimi ka ngritur dorën për tu formuar ajo Gjykatë.

Por, ajo pse unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë, të marrë fjalën e ta gëlltis në heshtje në këtë foltore, në mungesë të Hashimit, në mungesë të Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit është nyja e mbledhur në fyt nga një çudi shumë e madhe, se ai proces është i parregullt ligjor dhe se normat e tij janë nën standardet e drejtësisë të vendeve demokratike që financojnë atë farë Gjykatë.

Nuk rri dot po ashtu pa jua thënë vëllazërisht, se në këtë sallë nuk është marrë një nismë përmes një rezolute drejtuar të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate për shqetësimin e madh mbi standarttet e atij procesi dhe për të dërguar një mision verifikimi për procesin. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit.

Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, as për Republikën e Kosovës, por për vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo Republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën.

Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund.

Unë, dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë se nëse Kuvendi i Kosovës, kurdoqoftë do të ndërmerrte nismën, për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale, dhe për të ndarë me to, dyshimin e arsyeshëm, për cënimin e standardeve demokratike në procesin ligjor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk flas dot për të tjerët, por për forcën time politike.

Partia Socialiste do të angazhohej që të njëjtën rezolutë, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →