Mosbindja Civile/ Këlliçi ndan detaje nga protesta e 23 dhjetorit: Do ketë bllokim të rrugëve në Tiranë, nuk përjashtohet skenari i përplasjeve

mosbindja civile kellici ndan detaje nga protesta e 23 dhjetorit do kete bllokim te rrugeve ne tirane nuk perjashtohet skenari i perplasjeve








































Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo për protestën e 23 dhjetorit të thirrur nga Partia Demokratike.

kellici

Këlliçi tha se risi e kësaj proteste do të jetë pjesëmarrja fizike e kreut të PD, Sali Berisha, i cili u lirua disa javë më parë nga arresti shtëpiak.

Demokrati tregoi se protesta do të nisë në orën 17:00 dhe se do të bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit.

Protesta do të jetë e lokalizuar në të paktën 5 vende. Ai tha gjithashtu se nuk përjashtohet skenari i përplasjes me policinë, siç ka ndodhur në protestat e kaluara.

Këlliçi: Protesta e 23 dhjetorit do nisë në orën 17:00, do të ketë  bllokim të disa akseve kryesore në kryeqytet. Tirana tashmë është e paralizuar nga trafiku çdo mbrëmje. Risi do të ketë prezenca e zotit Berisha, do të jetë hera e parë që ai merr pjesë në protestë pas arrestit shtëpiak për 333 ditë …thënë këtë gjasat janë që sërish të kemi një skenar me përballje dhe përplasje. O do ulë qepenin SPAK, ose zyra e kryetarit të bashkisë Tiranë do ulë qepenin. Është një protestë që do organizohet në të paktën 5 lokacione, unë do jem i vendosur te bashkia e Tiranës. Do kemi pak a shumë një skenar të ngjashëm me protestën e nëntorit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →