Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë, rektori Et’hem Ruka: Praktikë e vendeve të BE-së, sjell edhe të ardhura për vendin! Nuk është nevojë e universiteteve shqiptare për t’u mbajtur ‘gjallë’ me studentë të huaj

nderkombetarizimi i arsimit te larte rektori ethem ruka praktike e vendeve te be se sjell edhe te ardhura per vendin nuk eshte nevoje e universiteteve shqiptare per tu mbajtur
nderkombetarizimi i arsimit te larte rektori ethem ruka praktike e vendeve te be se sjell edhe te ardhura per vendin nuk eshte nevoje e universiteteve shqiptare per tu mbajtur








































Rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka, i ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24, ka folur lidhur me ndërkombëtarizimi arsimit të lartë, duke renditur disa nga përfitimet, por gjithashtu edhe me problematikat që përballet.

Ruka është shprehur se universitete janë në një rezonancë të plotë me qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për ndërkombëtarizimin e universiteteve, teksa shton se disa ditë më parë, Këshilli i Lartë i Arsimit dhe i Shkencës ka kaluar dokumentin për politikat e arsimit të lartë.

Ai tha se në dokument janë vënë në fokus problematikat kryesore dhe një prej tyre është ndërkombëtarizimi i shkollës së lartë në Shqipëri.

“Problemi i ndërkombëtarizimit është vetëm një aspekt që lidhet me arsimin e lartë. Ka një sërë problematikash që kërkojnë zgjedhje, ndaj ishte e nevojshme që ne ti jepnim jetë një bashkëpunimi ndëruniversitar, nismë që ka lindur që në vitin 2017 dhe që u mor vitet e fundit dhe ja ku jemi sot 12 universitete bashkë, për të diskutuar për shumë tematika. Ka plot aspekte që na detyrojnë të bashkëpunojmë dhe kjo është e rëndësishme dhe të bëjë prezentë shumë problematika.

Arsimi i lartë , me gjithë problematikat që ka, ka funksionuar mbi bazën e një ligji i cili për kohën ishte jashtëzakonisht i mirë, pas një drame që kërkoi arsimi, sot jemi në një situatë tjerë dhe kemi arritur në përfundimin që  të bëjmë ndryshim. Për fat të mirë kemi gjetur disponibilitete, duke filluar nga ekzekutivi qendror, kryeministri dhe ministria e Arsimit.

Jemi në rezonancë të plotë për atë që ka vendosur qeveria shqiptare dhe ministria e Arsimit për ndërkombëtarizimin e Universitete. Para tre ditësh, Këshilli i Lartë i Arsimit dhe i Shkencës ka kaluar dokumentin për politikat e arsimit të lartë, duke vënë në fokus problematikat kryesore dhe një prej tyre është ndërkombëtarizimi i shkollës së lartë në Shqipëri”, tha rektori i Luarasit.

Ndër të tjera Ruka u shpreh se në të gjithë Europën qarkullojnë studentë të huaj dhe tashmë ka ardhur koha që ky treg të hapet edhe në Shqipëri.

Ruka tha se nuk se ndërkombëtarizimi i universiteteve nuk bëhet për shkak të mungesës së studentëve shqiptarë, por është një praktikë e vendeve të huaja që sjell edhe të ardhura për vendin.

“Ne e kemi filluar procesin dhe duam të zgjidhim disa hallka që i kanë zënë frymën këtij procesi. Ka një problem që ne na duket i rëndësishëm. Në të gjithë Europën qarkullojnë studentë të huaj. Nëse shikoni statistikat nuk habitesh, është treg i madh. Ne kemi studiuar Europën dhe rajonin, ne universitete duam ta hapim këtë treg për studentët e huaj. Nuk është se po vdesim universitet shqiptare dhe kjo është nevoja që këta do na shpëtojë. Është praktikë e vendeve të huaja dhe nuk kemi pse të mos futemi në këtë hulli. Janë edhe të ardhurat që i vijnë vendit. P.sh Maqedonia e Veriut ka rreth 5 mijë studentë, por të ardhurat i ka rreth 30-40 milionë euro. Serbia ka mbi 10 mijë studentë dhe i ka të ardhurat mbi 100 milionë euro”, tha rektori në studion e emisionit ‘Log.’.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →