Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur lajmin e fillimit të shërbimeve cilësore të internetit, nga kompania Starlink e miliarderit Elon Musk.
Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale.
“Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri më tej është shprehur se Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare.
Shërbimet e kësaj kompanie në Kosovë i ka konfirmuar vetë Musk në një postim në X, ku shkroi shkurt: “Starlink në Kosovë”.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co