Izraeli nisi sulme të reja ajrore kundër Rafahut në Rripin jugor të Gazës natën mes të mërkurës dhe të enjtes. Lajmi u raportua nga një gazetar i AFP-së, në një kohë kur bisedimet e ndërlikuara filluan në Kajro për të vendosur një armëpushim në territorin palestinez.
Ndërsa sipas Kombeve të Bashkuara 2.2 milionë njerëz, shumica dërrmuese e popullsisë, kërcënohen nga uria në Gaza, organizatat humanitare raportojnë sulme të reja. Ndërkohë, një raketë e lëshuar nga Deti i Kuq drejt Eilat, në jug të Izraelit, u shkatërrua nga mbrojtja ajrore izraelite.
“Luftëtarët tanë – njoftoi zëdhënësi ushtarak – kanë kapur me sukses një objektiv që vinte nga Deti i Kuq në drejtimin tonë duke përdorur sistemin Iron Dome. Ai objektiv – vazhdoi zëdhënësi – nuk depërtoi në hapësirën ajrore izraelite dhe nuk përbënte rrezik për popullatën”. Ky është sulmi i dytë i tillë në muajin e fundit, tha radio ushtarake.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co