NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

nato trajnon trupat ushtarake ukrainase ne lituani dhe poloni








































Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi një nga zonat ku trupave ukrainase po u mësohen aftësi të reja nga trupat britanike, kanadeze e polake.

nato

Në këtë vend në Poloni, ekipet e tankistëve ukrainas po mësojnë nga ushtarë të NATO-s se si të përdorin tanket gjermane. Kjo si pjesë e një programi të ndihmës ushtarake, financuar nga Bashkimi Evropian. Luftëtarët ukrainas po trajnohen nga trupat britanike, kanadeze e polake.

“PunojmĂ« gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s duke pĂ«rdorur kompjuterĂ«t, duke trajnuar tankist pas tankisti. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« kursejmĂ« karburantin dhe kur tankistĂ«t e pĂ«rdorin realisht mjetin, jemi tĂ« sigurt se ata do tĂ« shmangin çdo gabim, pĂ«r shkak se kanĂ« mĂ«suar nĂ« kĂ«ta kompjuter”, thotĂ« Gjeneral Major i Forcave tĂ« Armatosura polake, Piotr Fajkowski.

Puna në këtë qendër pranë kufirit me Gjermaninë përfshin zotërimin e të gjitha aspekteve që lidhen me tanket gjermane Leopard, prej drejtimit të tyre tek riparimi. Po kështu tankistët ukrainas aftësohen ta manovrojnë mjetin me shpejtësi maksimale ndërsa kryejnë ushtrime duke gjuajtuar në terrene të posaçme stërvitore.

Instruktorët thonë se kur luftëtarët ukrainas largohen nga Polonia, ata janë plotësisht të përgatitur për të përdorur tankun gjatë një beteje të vërtetë.

“Sa mĂ« mirĂ« tĂ« trajnohen trupat, aq mĂ« efektive janĂ« ato nĂ« fushĂ«n e betejĂ«s. Po shohim se Rusia, po pĂ«rpiqet aq shumĂ« tĂ« organizojĂ« ofensivĂ«n sa nuk kanĂ« kohĂ« pĂ«r stĂ«rvitje tĂ« mjaftueshme. Dhe ne po i shohim humbjet e tyre!”, thotĂ« eksperti ushtarak Vaidotas Malinionis.

Trupat ukrainase po trajnohen edhe në Lituani, një vend anëtar i NATO-s. Të dy vendet ndajnë një kufi me Bjellorusinë, një vend aleat i Rusisë. Këto stërvitje të vazhdueshme janë bërë shumë më intensive që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Në dy muajt e fundit, këtu janë trajnuar ushtarak të rinj të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Disa prej tyre kanĂ« pĂ«rvojĂ« ushtarake, por ka edhe nga ata qĂ« nuk kanĂ« pĂ«rvojĂ« apo njohuri bazĂ« tĂ« mjaftueshme dhe ky kurs shĂ«rben qĂ« t’i stĂ«rvitim pak a shumĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin nivel”, thotĂ« Olegas Magas, instruktor i ushtrisĂ« lituaneze.

Pjesa më e madhe e këtij trajnimi përqendrohet tek ata ushtarakë, të cilët ka të ngjarë të jenë në vijën e parë të frontit, duke i mësuar të marrin vendime të shpejta, që të jenë taktikisht elastik, si dhe që të punojnë lehtësisht me trupat e NATO-s.

“QĂ«llimi parĂ«sor i ushtrive tĂ« NATO-s dhe i NATO-s si forcĂ« ushtarake Ă«shtĂ« standardizimi i tĂ« gjitha degĂ«ve tĂ« saj, pra qĂ« trupat amerikane tĂ« mund tĂ« punojnĂ« me ato lituaneze”, thotĂ« ushtari ukrainas qĂ« nuk u identifikua pĂ«r çështje sigurie.

Familjarizimi me procedurat e NATO-s Ă«shtĂ« pjesĂ« e dĂ«shirĂ«s sĂ« Presidentit Volodymyr Zelenskyy qĂ« Ukraina t’i bashkohet aleancĂ«s. Ai beson se kjo Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« garantuar paqen e qĂ«ndrueshme me RusinĂ«. Por zoti Zelenskyy ka pranuar gjithashtu se anĂ«tarĂ«simi i plotĂ« nĂ« NATO, nuk Ă«shtĂ« i mundur pĂ«r sa kohĂ« qĂ« lufta vazhdon./voa

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →