Një ngjarje e rëndë është regjistruar në stacionin e metrosë në Brooklyn të Nju Jorkut, ku një grua u dogj për së gjalli brenda vagonit të metrosë që kishte ndaluar në stacion.
Siç raportojnë mediat e huaja një burrë i vuri zjarrin me çakmak rrobave të një gruaje në stacionin e metrosë. Për fat te keq ajo ndërroi jetë.
Shefja e policisë Jessica Tice e përshkroi incidentin që ndodhi të dielën (22/12) si “një nga krimet më të tmerrshme që një person mund të kryejë kundër një personi tjetër.”
Viktima ndërroi jetë në vendngjarje, tha shefja e policisë, duke shtuar se i autori i dyshuar u arrestua pak çaste pas ngjarjes.
Dëshmitë e deritanishme tregojnë se viktima nuk njihej me autori. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e viktimës dhe motivin e sulmit.