Do të hetohen si grup i strukturuar kriminal, biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në seancë! Ilir Beqaj: Ku janë lekët që kam vjedhur

do te hetohen si grup i strukturuar kriminal biznesmeni ilir rrapaj humb ndjenjat ne seance ilir beqaj ku jane leket qe kam vjedhur








































Biznesmeni Ilir Rrapaj ka humbur ndjenjat në seancën në GJKKO kur mësoi se akuzat ndaj tij do të rëndoheshin, pasi togat e zeza kërkuan që SPAK të hetonte të përfshirët në dosjen e “Sterilizimit” si grup i strukturuar kriminal.

ilir rrapaj ilir beqaj

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është drejtuar në sallën e gjyqit duke thënë që “ku janë lekët që paskam vjedhur”.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar të specifikohet shuma e vjedhur “meqë ka akuzë për vjedhje”.

Ilir Beqaj, biznesmeni dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohen si krijues të grupit kriminal.

Ndërkohë seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për në datën 9 Janar, në mënyrë që të akuzuarit të kenë kohë të paraqesin konkluzonet.

LEXONI EDHE: “Të hetohen si grup i strukturuar kriminal”- GJKKO i kërkon SPAK ashpërsimin e akuzave për Ilir Beqajn, ish-zv.ministrin dhe biznesmenin

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →