Shiu nuk i ka ndalur demokratët, ata kanë dalë sot në protestën e radhës në formën e mosbindjes civile.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në rrugën e Elbasanit, ku edhe kanë bllokuar këtë aks rrugor.
Po ashtu protestuesit kanë bllokuar edhe disa akse të tjera në kryeqytet, si rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë raportohet se policia nuk ka marrë asnjë masë, por u ka bërë thirrje protestuesve që të hapin rrugën, pasi bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.
Kujtojmë që kjo është protesta e parë me prezencë edhe të Sali Berishës, pasi ai ka qenë nën masë sigurie arrest në shtëpi.