Bar Refaeli, modelja e njohur nga Izraeli, vazhdon t’i lërë përshtypje ndjekësve të saj me praninë e saj në rrjetet sociale.
Në postimin e fundit në llogarinë personale në Instagram, pak ditë para Krishtlindjeve, bukuroshja 39-vjeçare ka postuar një selfie seksi.
Në foto, modelja ka veshur një pallto peliçe, të cilën e ka lënë të hapur, duke nxjerrë në pah të brendshmet e zeza.
Refaeli zgjodhi të mos e shoqëronte postimin e saj me një mbishkrim, duke e lënë imazhin të flasë vetë.
Kjo foto e veçantë arriti të tërheqë vëmendjen e fansave të saj, të cilët nuk reshtin së komentuari për pamjen e saj seksi dhe elegante.