KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme, reagon BE: Keqardhje

kqz nuk certifikon listen serbe per zgjedhjet e ardhshme reagon be keqardhje







































Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për mos certifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

BE Kosove

KQZ-ja ka marrë vendim të hënën të mos e certifikojë Listën Serbe.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

BE-ja ka thënë për KOHËN se procesi i certifikimit “duhet të bazohet në standarde e procedura ligjore e jo në konsiderata politike”.

“Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje të lira, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës dhe zbatimin e barabartë të tij. Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standardet dhe procedurat ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, e jo në konsiderata politike. BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →