Federata e futbollit në Gjermani ka vendosur të nderojë Franc Bekenbauer në një mënyrë të veçantë. Kështu Superkupa do të marrë pikërisht emrin e të ndjerit, që njihet si legjendë e futbollit gjerman dhe jo vetëm.
Kështu emërtimi i ardhshëm është “Franc Bekenbauer Superkup”. Gjithçka do të nisë nga sezoni i ardhshëm, 2025/26.
Bekenbauer mund të konsiderohet dhe ndoshta futbollisti më i madh gjerman i të gjithë kohërave. Në fillimin e këtij viti u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.
PANORAMASPORT.AL