Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu derklaroi ditën e djeshme se ka urdhëruar forcat e armatosura të vendit të tij të “shkatërrojnë infrastrukturën” e lëvizjes rebele Houthi të Jemenit pasi një raketë u hodh në Tel Aviv në Izraelin qendror të shtunën, një sulm që shkaktoi disa të plagosur.
“Kam kërkuar nga forcat tona të armatosura të shkatërrojnë infrastrukturën Houthi sepse kushdo që do të përpiqet të na sulmojë do të goditet rëndë”, tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij në Knesset, Parlamenti izraelit.
Izraeli thotë se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni
Ushtria izraelite njoftoi se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni përpara se të hynte në hapësirën ajrore izraelite, duke sqaruar se sirenat e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar në pjesët qendrore dhe jugore të vendit si masë paraprake.
Që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, i shkaktuar nga një sulm i paprecedentë i lëvizjes islamike palestineze Hamas në sektorët jugorë të territorit izraelit, Houthitë e mbështetur nga Irani kanë ndërmarrë sulme të shumta kundër Izraelit, ushtria e të cilit është kundërpërgjigjur vazhdimisht.
Të enjten e kaluar, të paktën 9 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite që synonin termocentralet pranë kryeqytetit të Jemenit Sanaa, infrastrukturën e naftës në Ras Issa dhe qytetin port kyç të Hodeidah, sipas rrjetit televiziv Houthi Al Masira.