Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, ndërsa fluksi në pikat doganore është shtuar ndjeshëm ditët e fundit.
Burime nga terreni bëjnë me dije fluksi i shtuar në dogana vazhdon edhe sot.
Në doganën e Kapshticës në 24 orët e fundit kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë 5655 shtetas dhe kanë dalë 2527 të tjerë.
Ndërkohë që në doganën e Qafë Thanës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 2607 emigrantë dhe kanë dalë 2519.
Gjatë mëngjesit fluksi ka qene normal dhe nuk ka pasur pritje të gjata.
Autoritetet kanë punuar me sportele maksimale dhe me alternim në vaëesi të fluksit.
Numri i kalimtarëve do te vijojë të jetë i lartë edhe gjate orëve në vijim pasi shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi pritet te kalojnë festat në atdheun e tyre.