Kishte fshehur municion luftarak dhe lëndë narkotike në banesë, arrestohet 22-vjeçari

kishte fshehur municion luftarak dhe lende narkotike ne banese arrestohet 22 vjecari








































Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Gjithashtu në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

po

Policia gjeti në mjetin dhe banesën e të riut rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen. I arrestuari është shtetasi Kristi Buci, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

DVP Tiranë

Finalizohet pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”.

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →