“I uroj rikuperim të shpejt”- Salianji reagon për Gjekmarkajn dhe protestën e opozitës: 11 Maji, dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe

i uroj rikuperim te shpejt salianji reagon per gjekmarkajn dhe protesten e opozites 11 maji dita kur shqiptaret do ndahen me kete te keqe








































Ervin Salianji ka reaguar nga kabina telefonike e I.E.P.V Fier për incidentin me Agron Gjekmarkajt në protestë, ku sikurse kolegët e tij, edhe ish-deputeti demokrat akuzon policinë për dhunë.

Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ina Zhupa në Kuvend
Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ina Zhupa në Kuvend

Salianji i ka uruar shërim të shpejtë Gjekmarkajt ndërsa shprehet se “të lësh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nënkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin”.

Ndër të tjera shprehet se “11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe”.

Reagimi i Gjekmarkajt

I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama është i dhunshëm dhe ata që ai urren mē shumë, janē intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.

Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.

Këto janë përpëlitjet e një të deshperuari që pertej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej deshtimeve më të medha të vendit e të ketyre dekadave liri.

Si furacak i madh, kerkon tē mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimerie.

Eshtë fundi i tij i dashur Agron!

Ai mendon se duke burgosur kundershtarët, duke i dhunuar ata, duke i perndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po ben të kunderten.

11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →