Ish-futbollisti i Juventusit dhe Napolit, Çiro Ferara është rikthyer të flasë për kampionatin italian, “Zonjën e Vjetër” si dhe mundësinë që Del Piero të zgjidhet president i Federatës Italiane të Futbollit.
Ai shprehet fillimisht se Vlahoviç duhet të përmirësohet, ndërsa Del Piero nuk do të bëhet president i FIGC, për ta mbyllur me Napolin e Antonio Kontes. “Dushan e mbyll gjithmonë kampionatin duke shënuar me dy shifra, por ai duhet të përmirësohet te loja në skuadër dhe reagimet pas zëvendësimeve. Kanë pasur shumë barazime, por ky nuk është faji i Motës. Pritshmëritë pas largimit të Alegrit ishin të larta, por Juvja është në ndërtim”.
DEL PIERO- “Aleks si president i FIGC? Kam lexuar disa gjëra, por unë mendoj se Aleksi nuk është i informuar për gjithçka dhe madje ka qenë pak i befasuar nga ky lajm. Në të ardhmen, eksperienca e një ish-futbollisti mund të ndihmojë shumë. Por janë disa dinamike që nuk mendoj se Del Piero do t’i përjetojë tani.
NAPOLI KAMPION- “Më gjeni një arsye pse nuk duhet të besoj. Antonio ka rindërtuar besimin te ambienti dhe te lojtarët. E njoh dhe e di që do ta mbajë përqendrimin të lartë për të arritur objektivin. Pavarësisht mungesës së Buonxhornos, mendoj se Napoli do të vazhdojë të jetë solid në fazën difensive”, tha ndër të tjera Çiro Ferrara.
PANORAMASPORT.AL