“Di që je motra e Olta Gixharit, për mua vetëm ajo ekziston”- Tensione në Big Brother VIP! Rozana Radi: Mbush ti apo jo? Zemër, nuk kam ndarë krevatin me ty

di qe je motra e olta gixharit per mua vetem ajo ekziston tensione ne big brother vip rozana radi mbush ti apo jo zemer nuk kam ndare krevatin me ty scaled








































Banorët e Big Brother VIP 4 nuk kanë ngurruar të krijojnë situata tensione në shtëpi, teksa protagoniste kanë qenë këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja Gerta Gixhari.

rozana radi gerta gixhari bbv albania 4

Një përplasje ndodhi mes tyre për shkak të diskutimit nëse ato  të dyja njiheshin apo jo realisht nga jashtë.

Rozana këmbëngulte që nuk e njeh Gertën nga jeta e saj jashtë shtëpisë së BBV, por kjo e fundit e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se këngëtarja i njeh asaj çdo sfidë që ka kaluar në jetë.

Këngëtarja e pyeti moderatoren se sa herë kanë dalë ato së bashku teksa ndodheshin jashtë shtëpisë së BBV, ndërsa ajo u përgjigj se kanë frekuentuar shoqërinë e njëra tjetrës një herë në kafe dhe janë takuar së bashku në evente të ndryshme për shkak të profesioneve që kanë.

Gerta: Rozë, ti më di shumë mirë mua jashtë.

Rozana: Sa herë kemi dalë ne të dyja jashtë? Kemi pirë ndonjëherë kafe?

Gerta: S’ka rëndësi! Edhe unë e njoh jetën tënde jashtë. Kemi pirë një kafe një herë, te Liqeni i Thatë.

Rozana: Nuk e mbaj mend.

Gerta: Edhe në evente jemi takuar.

Rozana: Po në evente me një si je, si kalove? Gerta, nuk kam pyetur për jetën tënde unë, çfarë jete ke bërë ti.

Gerta: S’ke pyetur, por e di që e di! Nuk më vjen mirë që thua ty nuk të njoh fare

Rozana: Po s’të njoh moj motër.

**

Situata ka agravuar kur Gerta është shprehur se Rozana gënjen, duke pretenduar se këngëtarja po mohon njohjen e thellë me moderatoren. Ky moment ka bërë që këngëtarja të shprehet ndaj moderatores: “Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari!”

Gerta: Duke e ditur që ajo po gënjen…

Rozana: Kujdes me termin gënjen. Jo gënjen këtu për mua. Informacionin që unë gënjeva, ku e more? Unë s’merrem fare, e di sa halle kam unë në jetën time? Të merrem unë se çfarë bën ti në jetën tëndë?! Kujdes, gënjen mos e thuaj më.

Gerta: Po sa herë të gënjesh do e them.

Rozana: Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari! S’ të njoh!

**

Sakaq, për shkak të një interviste që Gerta i ka marrë këngëtares, moderatorja shprehet se se Rozana e njeh atë shumë mirë jashtë, pasi në të kundërt nuk do të kishte pranuar të merrej në pyetje nga kushdo që do i dilte para. Këtu më pas ka ardhur dhe reagimi i këngëtares, e cila e nervozuar shprehet “Moj mbush apo nuk mbush ti?”

Rozana: Tani çfarë halli ke ti? Duhet të të njoh patjetër? Të kam parë në televizion, të kam takuar në evente por nuk të njoh!

Gerta: Po lëre tani… A të kam marrë në intervistë?

Rozana: Edhe të njoh e me njeh?

Gerta: Pra ti shkon në intervista kushdo që të dali përpara?

Rozaana: Çfarë thua moj Gerta, je në terezi?  Mbush ti apo nuk mbush?

Gerta: Po si moj s’ mbush?

Rozana: E unë duhet të të njoh patjetër?

Gerta: Po patjetër, pse si shkon në intervistë ti? Se je Rozana Radi pra, shumë e madhja! Njerëzit shumë të mëdhenj nuk shkojnë kudo.

Pjesë nga debati:

Rozana: M’u duke pak e thatë në prezantim dhe pastaj…

Gerta: Kam dhe unë arsyet e mia

Rozana: Në rregull edhe kjo, por kam dhe unë mendimin tim apo jo? Se ndaj kemi ardhur këtu.

Gerta: Patjetër që do e thuash

Rozana: Nuk m’u duk e bukur ajo që bërë pasi u prezantove, pas 5 minutshit dhe the, dëgjo unë mund të kisha thënë e gjëra të tjera meqe ju folët. Pse duhet t’i tregosh të tjerëve që mund t’i kishe thënë? Ja ku e ke dhomën e rrëfimit shko thuaj, ose kur të jemi aty na e thuaj. Ne këtu jemi, dëgjojmë.

Gerta: Po ne për këtë punë kemi ardhur këtu.

Rozana: Për shembull, atë dite që e the, pasi u prezantove, para të gjithëve dhe the jo po ju folët shumë, mendova se ishte një prezantim… Pse e arsyeton?

Gerta: Po jo, unë nuk e thash ashtu në atë formë, siç po e bën ti tani. 

Rozana: Po si e the?

Gerta: E thash që u preka shumë nga të gjitha historitë tuaja. Të gjithë ne thash kemi sfida, edhe unë kam shumë sfida të mëdha në jetë por preferova të mos i tregoj.

Rozana: Po pse e justifikove?

Gerta: Jo nuk ishte justifikim. Doja të tregoja që dhe unë kam kaluar sfida, kaq.

Rozana: Po sigurisht Gerta. Po çfarë thua s’paske kaluar sfida ti? Unë dhe pa folur fare ti, edhe të gjithë njerëzit që po na shohin në televizor, e di sa sfida ka kaluar? S’ka nevojë të më thotë Rozana shiko se unë kam kaluar shumë sfida.

Gerta: Jo, po ti i di, se me njeh. Ti e di shumë mirë jetën time jashtë.

Rozana: Jo nuk e di shumë mirë.

Gerta: Mos e moho kot.

Rozana: Jo nuk e di.

Gerta: Rozë, ti më di shumë mirë mua jashtë.

Rozana: Sa herë kemi dalë ne të dyja jashtë? Kemi pirë ndonjëherë kafe?

Gerta: S’ka rëndësi! Edhe unë e njoh jetën tënde jashtë. Kemi pirë një kafe një herë, te Liqeni i Thatë.

Rozana: Nuk e mbaj mend.

Gerta: Edhe në evente jemi takuar.

Rozana: Po në evente me një si je, si kalove? Gerta, nuk kam pyetur për jetën tënde unë, çfarë jete ke bërë ti.

Gerta: S’kë pyetur, por e di që e di! Nuk më vjen mirë që thua ty nuk të njoh fare

Rozana: Po s’të njoh moj motër.

Gerta: A e njeh Jozin më shumë se mua?

Rozana: Fare.

Gerta: Atëhere a e di një informacion më tepër për mua se sa për Jozin?

Rozana: Po ç’më duhet mua.

Gerta: Atëhere?

Rozana: Çfarë atëherë? Dëgjo, kur thua unë jam në televizion, ti duhet të dish edhe të dëgjosh.

Gerta: Duke e ditur që ajo po gënjen…

Rozana: Kujdes me termin gënjen. Jo gënjen këtu për mua. Informacionin që unë gënjeva, ku e more? Unë s’merrem fare, e di sa halle kam unë në jetën time? Të merrem unë se çfarë bën ti në jetën tënde?! Kujdes, gënjen mos e thuaj më.

Gerta: Po sa herë të gënjesh do e them.

Rozana: Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari! S’ të njoh!

Gerta: Dakord pra.

Rozana: Tani çfarë halli ke ti? Duhet të të njoh patjetër? Të kam parë në televizion, të kam takuar në evente por nuk të njoh!

Gerta: Po lëre tani… A të kam marrë në intervistë?

Rozana: Edhe të njoh e me njeh?

Gerta: Pra ti shkon në intervista kushdo që të dali përpara?

Rozana: Çfarë thua moj Gerta, je në terezi?  Mbush ti apo nuk mbush?

Gerta: Po si moj s’ mbush?

Rozana: E unë duhet të të njoh patjetër?

Gerta: Po patjetër, pse si shkon në intervistë ti? Se je Rozana Radi pra, shumë e madhja! Njerëzit shumë të mëdhenj nuk shkojnë kudo.

gerta gixhari 4 gerta gixhari 3 gerta gixhari 2 gerta gixhari 1 gerta gixhari rozaana radi 5 rozana radi 4 rozana radi 3 rozana radi 2 rozana radi 1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →