Pozicione ndryshe për lojtarët, në Monza lindi një Juventus i ri

pozicione ndryshe per lojtaret ne monza lindi nje juventus i ri








































Pas 43 ditësh, në Monza, Juventusi u rikthye te fitorja në kampionat. Tre pikë me rëndësi dhe që ndërpresin ecurinë e katër barazimeve radhazi që po e vinin Motën dhe të tijtë në qendër të kritikave. Me këtë fitore, Juventusi nuk humb trenin që të çon në Ligën e Kampioneve, por gjithashtu tregon edhe një ndryshim identiteti taktik në fushën e lojës.

MONZA, ITALY - DECEMBER 22: Weston McKennie of Juventus celebrates 0-1 goal during the Serie A match between Monza and Juventus at U-Power Stadium on December 22, 2024 in Monza, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

E rrezikshme, por e nevojshme. Në mbrëmjen ku Mekeni tregon se është “xholi” i Motës, si dhe me lojtarët e krahut Konseisao e Jildiz që kanë ulje-ngritjet e tyre, lind një version i ri i Juventusit të Tiago Motës i cili megjithatë ende duhet të gjejë mekanizma për ta bërë që të ecë në rrugën e duhur.

NDRYSHIMET- Me Kopmeinersit që merr në dorë çelësat e mesfushës, së bashku me Lokatelin dhe Niko Gonzalezin pas shpinës së Dushan Vlahoviçit, bardhezinjtë tregojë se mund të qarkullojnë mirë topin dhe ta lëvizin mes linjave me më shumë ritëm, shpejtësi dhe ide, që deri më tani nuk i kishim parë.

Një meritë ka edhe argjentinasi, që është i aftë të luajë përpara me shumë kualitet dhe dinamizëm dhe i jep skuadrës më shumë zgjidhje. Gjithçka ai bën, i shkon në favor edhe lojtarëve të krahut që mund të fitojnë më shumë thellësi dhe metra dhe të shfrytëzojnë duelet një kundër një, por edhe të krijojnë më shumë harkime për të gjetur Dushan Vlahoviçin.

KONFIRMIMI- Këto mekanizma u panë kundër Monzës dhe dhanë sinjale pozitive, por që gjithashtu kanë grumbulluar edhe disa kritika për rrezikshmërinë që shfaqnin në momentin kur nuk kishin nën kontroll topin. Kur bardhezinjtë humbin topin, Juventusi linte hapësira të mëdha në mesfushës dhe ojtarët e Alesandro Nestës shkon shumë shpejtë përballë mbrojtësve të “Zonjës.

Një situatë kjo megjithatë, që në sfidën ndaj Monzës e zgjidhi Di Gregorio me pritjet e tij deçizive për të mbajtur rezultatin të pandryshuar në favor të bardhezinjve. Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive, rruga e Motës duket ende e gjatë. Juventusi i ri duket se shkon më shpejt te goli, por ka shumë hapësira që duhet të mbulojë në mekanizmat e tij. Mota duket në rrugën e duhur dhe ndoshta barazimet nuk do të jenë aq të shpeshta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →