Gazetarja e njohur e gossip në Argjentinë, Janina Latorre, ka bërë të ditur se ka video që tregojnë se si Uanda Nara tradhtonte Mauro Ikardin me ish-futbollistin e Interit, Keita Balde.
Në një emision televiziv ku po fliste se si Uanda Nara e kishte hedhur në gjyq, ajo ka vendosur të tregojë se çfarë përmban një nga videot që vetë Ikardi i ka dërguar gruas së Keita Balde, Simona Guatierit, që shtyu këtë të fundit të divorcohej nga lojtari senegalez.
Ajo nuk publikoi videon, por u tregoi dy prezantuesve të emisionit pamjet në celular, duke mos i lejuar të komentojnë shumë. “Kam pamje me senegalezin”, tha ajo, para se të shtonte, “nuk janë duke bërë seks”.
“Jam betuar të mos i tregoj, por i kam”, tha ajo, duke komentuar bashkë me prezantuesit pamjet që tregonin një çift duke vallëzuar me “shumë intimitet” dhe që ishin “të lumtur”.
“Shih si hidhet në shtrat”, thotë ajo për një nga personat në këtë video të shkurtër që mendohet se është regjistruar nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e Mauro Ikardit.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL