Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me rastin e festës së Krishtlindjes, ka zhvilluar një vizitë në Katedralen Katolike në Tiranë.
Berisha është pritur nga Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.
Në një prononcim për mediat, Berisha uroi që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit.
“Kjo është një sitë e shenjtë për çdo besimtar. Dita në cilën lindi hyji, burri që në jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër, për moralin e qytetërimit perëndimor.
Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë, në historinë e kombit shqiptar.
Pata një bisedë shumë të përzemërt të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e zotit”, tha Berisha.