Goditja e madhe e Barçës në merkaton e verës, Dani Olmo zbulon dëshirën për vitin e ri: Kërkoj trofe

goditja e madhe e barces ne merkaton e veres dani olmo zbulon deshiren per vitin e ri kerkoj trofe








































Barcelona nuk e ka përfunduar mirë vitin 2024 për sa i përket rezultateve, me një disfatë të vështirë ndaj Atletikos së Madridit që i ka kushtuar vendin e parë në La Liga. Madje Barça ka zbritur në vendin e tretë pas suksesit të Realit ndaj Seviljes.

olmo

Megjithatë, Dani Olmo, nënshkrimi kryesor i skuadrës në merkaton ne verës 2024 beson se viti i ardhshëm do të jetë i suksesshëm. Ai është i bindur se Barcelona do ta kalojë periudhën negative dhe do të kthehet në shina. Mesfushori, me pushime deri të dielën e ardhshme, ditën në të cilën Hansi Flik ka thirrur lojtarët për të kryer një seancë stërvitore me dyer të hapura në “Johan Cruyff”, po jeton gjithashtu këto ditë në pritje të së ardhmes së tij dhe nëse ai do të regjistrohet në La Liga nga 1 janari.

Në këtë kuptim, Gjykata Tregtare numër 10 të Barcelonës do të marrë një vendim të premten pasi Barça ka kërkuar masa paraprake në mënyrë që Olmo dhe Pau Viktor të regjistrohen në La Liga, duke pretenduar se nuk mund t’u mohohet ushtrimi në profesionin e tyre. Deri në datën 27 dhjetor nuk do të ketë asnjë vendim, por lojtari i Barcelonës po i kalon me qetësi festat e Krishtlindjeve, pasi bordi drejtues i Barçës i ka garantuar se nuk do ta ketë problem të vazhdojë të luajë.

Nëse jo me rrugë gjyqësore, Barça ka mjete të tjera për regjistrimin e të dy lojtarëve. Për këtë arsye mesfushori nga Terrasa është i bindur se do të përjetojë një vit të ri të suksesshëm me Barçën. Është dëshira e tij për vitin 2025. “Kërkoj nga viti i ri, në radhë të parë shëndet, për familjen time, për mua dhe për të gjithë… Dhe gjithashtu suksese. Me Barçën dhe me kombëtaren. Duke fituar tituj…”, shpjegoi ai për “Sport”, ndërsa theksoi arritjet e deritanishme dhe ato që priten.

Në fakt, viti që ka vetëm pak ditë të mbetura ka qenë i shkëlqyer për Dani Olmon. “Ka qenë një vit i plotë, me momente shumë të mira. Europiani dhe nënshkrimi për Barçën janë dy me të cilat do të qëndroja. Europiani për shkak të asaj se si shkoi gjithçka. Një nga momentet që nuk do të harroj është festa e titullit në Gjermani me kombëtaren spanjolle. Më kujtohet veçanërisht kur u kthyem në Spanjë dhe i pamë të gjithë të përkushtuar ndaj nesh… Ishte e pabesueshme”, pranon lojtari katalanas.

KTHIMI NË SHTËPI – Dhe pastaj titullit me Spanjën në “Euro 2024”, vjen kthimi i tij te Barcelona, skuadra që ishte larguar dhjetë vjet më parë, kur ishte vetëm 16 vjeç dhe pasi kishte luajtur për gjashtë sezone në ekipet e moshave. “Kthimi në shtëpi, goli i parë për Barçën, familjen ime në tribuna… Këto janë momente për të cilat do të jem gjithmonë mirënjohës në vitin 2024”, shpjegon lojtari i Barçës, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2030.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →