Arratiset pas dënimit me burg nga Apeli i GJKKO?! Ish-kryebashkiaku i Lezhës nuk gjendet në banesë kur autoritetet shkojnë për ta arrestuar, shpallet në kërkim

arratiset pas denimit me burg nga apeli i gjkko ish kryebashkiaku i lezhes nuk gjendet ne banese kur autoritetet shkojne per ta arrestuar shpallet ne kerkim








































Ish-kryebashkiaku demokrat Fran Frrokaj, i cili u dënua me burg me vendim të formës së prerë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, nuk është gjetur në banesë në momentin kur autoritetet shkuan për të ekzekutuar vendimin.

franfrrokaj

Por sipas të dhënave të sistemit TIMS nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë vendit.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, me qëllim zbatimin e vendimit të gjykatës.

Sipas SPAK, gjatë hetimit ka rezultuar se nëpërmjet dokumentave të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundraligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2.8 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun e PD-së, Fran Frrokaj, i cili u lirua nga qelia më 24 Prill pasi përfitoi nga Aministia Penale.

Gjithashtu togat e zeza kanë lënë në fuqi dënimi me 1.4 vite burg të Bledar Carës, ish-jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Lezhë, si edhe iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.

Ndërsa dënimi me 1.4 vite burg për Juxhina Memën, nënpunëse në Bashkinë Lezhë, u konvertua në shërbim prove.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →