Deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka braktisur minatorët dhe bllokoi statusin e tyre me një ligj që nuk u përgatit kurrë.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se kjo qeveri vetëm përvetëson atë që u takon qytetarëve, pa u dhënë asgjë në këmbim, duke u fshehur kështu pas gënjeshtrave.
Postimi i plotë:
Rama braktisi Minatoret- bllokoi Statusin e tyre!
Duke “premtuar” nje Ligj Universal, qe nuk u pregatit kurre!
Genjeshter tipike per Rilindjen!
Sot ne Diten Nderkombetare te Minatoreve kjo e vertete e hidhur del “lakuriq” para publikut!
Ish minatoret e minatoret jane ne mizerjen e tyre.
Kudo kjo, duke filluar nga Memaliaj, Luftinja…
Pa pensionet qe i meritojne.
Pa kujdes shendetesor te vecante e qofte te pergjithshem.
Pa trajtim social sic e meritojne dhe u takon!
Sepse Rama e kjo qeveri vazhdojne t’i mashtrojne!
Dhe ata jane ne “pritje” te atij Ligji Universal..
Qe nga kjo Qeveri nuk do te vije kurre!
Sepse kjo Qeveri vetem perveteson ate qe u takon qytetareve, pa u dhene asgje.
Duke u fshehur mbas genjeshtrave!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co