Viti 2024 po mbyllet tmerrësisht keq për skuadrat e Mançesterit, pasi nuk është vetëm Siti që po vuan në kreun e tabelës. Më keq po bën Mançester Junajtid që ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat, këtë herë duke iu mposhtur nga një skuadër që lufton për mbijetesën si Ullvërhempton.
Gjithçka ia bëri shumë më të thjeshtë Bruno Fernandes, i cili u ndëshkua me karton të kuq në startin e pjesës së dytë kur rezultati ishte ende 0-0. Më pas, gafën e bëri Onana, duke pësuar një gol të shënuar nga Kunja direkt nga goditja e këndit., me sferën që nuk u devijua nga askush duke u ndalur vetëm në rrjetë.
Tentativat e Mançester Junajtid ishin të kota dhe goli i Huang në shtesën e ndeshjes thjesht vulosi suksesin 2-0 të Ullvërhemtpon që lë ”djajtë e kuq” në kuotën e vetëm 22 pikëve pas 18 ndeshjeve të luajtura, në vendin e 14 në renditje.
Goli i Kunja (VIDEO)
Goli i Huang (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL