Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, tha pas humbjes me Fulhamin se kjo është arsyeja përse skuadra e tij nuk është një pretendente për titull.
“10-15 minutat e para të pjesës së dytë, ne pranuam shumë tranzicione ndaj tyre. Mund ta kishim kontrolluar shumë më mirë. Atëherë mendoj se ndeshja ishte aty, por për fat të keq ne pësuam atë gol të vonë. Ne mund ta kishim menaxhuar lojën më mirë, veçanërisht pjesën e dytë. Mund ta kishim shmangur këtë, por është një ndeshje që mund të mësojmë shumë gjëra.
Tani është një çështje rikuperimi dhe të përpiqemi të shkojmë përsëri pas tre ditësh. E kam thënë shumë herë që ne nuk jemi pretendentë për titull sepse e fitojmë një ndeshje, ose e humbim një ndeshje”.
PANORAMASPORT.AL