Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, ndalohet biznesmeni 43-vjeçar në Tiranë, detajet

tentoi te korruptonte drejtorin e aku se ndalohet biznesmeni 43 vjecar ne tirane detajet
tentoi te korruptonte drejtorin e aku se ndalohet biznesmeni 43 vjecar ne tirane detajet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pronarin e një biznesi, pasi tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co