Avokati Petraq Semani është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Kujtojmë Semani akuzohet nga prokuroria se mori 25 mijë euro nga të afërm të një personi të dënuar me 15 vjet burg për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, për të ndikuar në zbutjen e dënimit të tij.
Në një njoftim për mediat SPAK bën me dije se Semani hetohej për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Hetimet e prokurorisë kanë gjetur se Semani mori nga të afërm të personit të dënuar të identifikuar si Ll.D, 25 mijë euro. Kësti i parë prej 9550 euro i është dorëzuar në shtëpinë e Ll.D dhe dorëzimi i parave është filmuar. Pjesa tjetër e parave sipas prokurorisë i është dhënë avokatit me këste.
Hetimet e prokurorisë kanë gjetur se Semani nuk arriti të ndikonte vendimin e gjykatës. Sipas prokurorisë Ll.D u dënua me 15 vjet burg. Pas kësaj familja e të dënuarit duket se ka kërkuar t’i kthehen paratë. “Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Megjithatë prokuroria ngriti ndaj Semanit akuzë për korrupsion. “Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi P. S., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021)”, thuhet në njoftim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co