Kosova

Heqja e dinarit serb, Presidentja e Kosovës takim me ambasadorin e SHBA, diskutime për periudhën e tranzicionit

heqja e dinarit serb presidentja e kosoves takim me ambasadorin e shba diskutime per periudhen e tranzicionit
heqja e dinarit serb presidentja e kosoves takim me ambasadorin e shba diskutime per periudhen e tranzicionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar ndër të tjera edhe për Rregulloren e re të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb.

Sipas Presidencës, Osmani e Hovenier i kanë dhënë fokus të veçantë propozimeve të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e kësaj rregulloreje.

“Duke diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, Presidentja Osmani theksoi mirënjohjen e thellë për mbështetjen e SHBA-ve për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts