TIRANË- Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se protesta e PD ishte risi dhe ndryshim. Ai tha se Gazment Bardhi ishte katalizator i protestës.
“Mediat e huaja pasqyruan protestën. Protesta ishte risi dhe ndryshim. Edhe mediat ndërkombëtare pasqyruan protestën opozitare. Ishte Gazment Bardhi që me bashkimin e tij shtoi tonet e demonstratës. Gazment Bardhi ishte katalizatori i protestës. Bardhi ka krijuar një vorbull, pasi opozitës iu mohuan komisionet hetimore.
Kjo qeveri ikën vetëm me zgjedhje. Demonstrata nuk është përmbledhur tek një njeri, nuk është mbështetur vetëm tek Sali Berisha, por janë një sërë emrash. Edhe emri i presidentit amerikan në të ardhmen do të ndikojë. Nëse vjen Donald Trump, mund të ketë ndryshime. SHBA ndikon në çdo vend të botës, sepse është hanxhari i globit”, deklaroi Burimi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co