Më pak se një vit nga vdekja e Prigozhin, mercenarët e Wagner rikthehen në skenë, Putin i dërgon në…

me pak se nje vit nga vdekja e prigozhin mercenaret e wagner rikthehen ne skene putin i dergon ne
me pak se nje vit nga vdekja e prigozhin mercenaret e wagner rikthehen ne skene putin i dergon ne

Yevgeny Prigozhin ishte udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner derisa vdiq vitin e kaluar pas një incidenti ajror në afërsi të Moskës. nAi, mburrej se ‘po e bënte Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën edhe më të lirë’.

Ai tregonte përmes videove që shpërndante në rrjetet sociale se “Wagner po kryente operacione në terren”, shpeshherë duke iu referuar Afrikës.
e me atë ushtri drejt Moskës duke u ankuar për mungesën e mbështetjes dhe municionit në luftën kundër Ukrainës. Vetëm në momentin e fundit ai u tërhoq, por duket se ishte tepër vonë.

Dy muaj më pas, një bombë rrëzoi avionin e tij. Prigozhin ishte kthyer kundër liderit të tij dhe besohet se pagoi çmimin përfundimtar dhe mercenarët e tij Wagner u shpërndanë.

Një raport i kësaj jave nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) sugjeron se Wagner është rikthyer, ose më saktë një grup i ri me bazë në Afrikë po punon për Kremlinin, duke u ofruar qeverive të korruptuara afrikane një ‘paketë të mbijetesës së regjimit’ në këmbim të aksesit në mallra të vlefshme si nafta dhe ari.

Ky grupim quhet Korpusi i Afrikës. Në janar të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara e cilësuan Wagnerin si një “organizatë të rëndësishme kriminale ndërkombëtare”.

Megjithatë, ushtria e re ndryshon në një aspekt kyç nga Wagner. Është haptazi pjesë e Forcave të Rusisë, ndërsa Wagner ishte një ushtri mercenare.

“Ky është shteti rus që del nga hijet e politikës së tij në Afrikë,” thotë Dr Jack Watling, një nga autorët e raportit RUSI.

Megjithatë detyra e Korpusit Afrikan mbetet e njëjtë me atë të Wagner-it: të sigurojë interesat strategjike dhe financiare të Kremlinit jashtë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co