Dhjetëra mijëra rumunë protestuan të dielën në kryeqytetin Bukuresht kundër vendimit të muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi një kandidat i panjohur fitoi raundin e parë. Demonstruesit u ranë burive të makinave, valëvitën flamurin kombëtar dhe mbajtën pankarta ku shkruhej, “Duam zgjedhje të lira” dhe bënë thirrje për demokraci.