Qarku Korçë, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët, ndërsa subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke mundësuar qarkullimin normal dhe pa probleme në këto akse. Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë,