Finalja e Superkupës së Spanjës ka lënë pas prova mbresëlënëse. Treshja e sulmit të Barcelonës i ka dhënë një leksion treshes së Realit të Madridit të pagëzuar nën emrin “BMV”.Dy klasike, dy “seanca” të plota nga Levandovski, Rafinja dhe Lamin Jamal. Në finalen e Arabisë, të tre shënuan katër gola nga pesë të Barcelonës (2-5).