Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur akuzën ndaj Naim Murseli, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademajt, krim i ndodhur më 30 nëntor 2023. Sipas aktakuzës, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli ka porositur dhe planifikuar vrasjen e Liridonës, duke i premtuar Ganit Plavës një shumë prej 30 mijë euro.