TIRANË– Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar, pas publikimit të diskutimeve të mbyllura në grupin parlamentar të PD-së.
Shehu shprehet se dalja në publik e fjalëve që fliten në mbledhje të mbyllura është e metodë e pështirë. Ai shprehet se kjo bëhet nga “‘çimka’ që ndodhen mes mes nesh”. Për Shehun, është imorale dalja e “proces verbaleve” të mbledhjeve të mbyllura. Ai shton se herë tjetër, mbledhja e grupit parlamentar të PD-së duhet të bëhet me dyer të hapura.
Postimi i deputetit Tritan Shehut:
E konsideroj te peshtire „cimken“ midis nesh!
Qe ka shitur shpirtin per 30 aspra!
Prandaj e kam trajtuar si imorale daljen e “proces verbaleve” te mbledhjeve te mbyllura te grupit tone parlamentar.
Eshte jo per te qeshur, sic thote sot nje gazetar, por per te qare, realisht per te qare!
Te regjistrosh ato qe bisedohen lirshem ne nje mbledhje shkembim mendimesh, kolegesh me dyer te mbyllura, e me tej t’i publikosh ato si skuth, me gjithe deformimet e tyre…
Per formimin tim eshte pika me e ulet e moralit, kolegjialitetit, besimit e bashkepunimit reciprok.
Jam ne PD e forumet e saj prej vitit 1990.
Kam qene Kryetar e Sekretar i Pergjitheshem i kesaj partie.
Asnjehere nuk jam takuar me nje fenomen te tille, kaq meskin, asnjehere, edhe ne momentet me te veshtira e gjate perplasjeve tona te brendeshme.
Ku “cimka” ne grupin tone, me metodat e diktatures, fshehurazi te rregjistron dhe publikon me tej si deshiron ai, ato qe ti bisedon, diskuton, me ate e koleget e tjere.
Pa dyshim kjo behet nga “cimka” me mision…
Prandaj kerkoj qe mbledhjet e radhes tonat te behen te hapura.
Kjo edhe per te shpetuar „cimkat“ midis nesh nga mekatet e metejshme mbi ndergjegjen e shpirtin e tyre.
Te shitur tashme ndoshta per me shume se „30 aspra“.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co