![VIDEO/ Vjedhja e këmbimit valutor, grabitësi drejton “armën”, por përballet me rezistencë, punonjësi tenton ta… 2 video vjedhja e kembimit valutor grabitesi drejton armen por perballet me rezistence punonjesi tenton ta](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/video-vjedhja-e-kembimit-valutor-grabitesi-drejton-armen-por-perballet-me-rezistence-punonjesi-tenton-ta.jpg)
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet ku një person i paidentifikuar nën kërcënimin e një pistolete lodër ka grabitur një shumë parash nga një pikë këmbimi valutor.
Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb autori shfaqet teksa i drejton armën e rreme personit që ndodhet brenda pikës së këmbimit valutor.
[embedded content]
Megjithatë ky i fundit i ka rezistuar kërcënimit të autorit duke e shtyrë atë, por është përballur me një goditje nga ana e tij.
Pavarësisht kësaj ai sërish ka tentuar ta “çarmatosë” duke vendosur dorën te pistoleta lodër, por pa arritur përfundimisht t’ia rrëmbejë atë autorit të paidentifikuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co