![Pesë mijë euro shpërblim për informacione, policia publikon foton e grabitësit të pikës së këmbimit valutor në Tiranë 2 pese mije euro shperblim per informacione policia publikon foton e grabitesit te pikes se kembimit valutor ne tirane](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/pese-mije-euro-shperblim-per-informacione-policia-publikon-foton-e-grabitesit-te-pikes-se-kembimit-valutor-ne-tirane.jpg)
Policia e Tiranës ka publikuar foton e autorit të grabitjes të pikës së këmbimit valutor në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Po ashtu blutë e kryeqytetit kanë ofruar edhe 5000 euro shpërblim kush jep informacion për identifikimin e autorit.
“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet ne njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku sipas policisë personi ka qenë i maskuar dhe ka kërcënuar me një pistoletë lodër. Personi, i cili tashmë është në kërkim nga policia ka arritur që të vjedhë një shumë parash.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co