Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro, ja ku shkuan fondet

buxheti shtese 2024 qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro ja ku shkuan fondet
buxheti shtese 2024 qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro ja ku shkuan fondet

Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë, të cilat do të rialokohen për investime publike dhe uljen e borxhit.

Të dhënat nga tabela e re fiskale tregojnë se nga rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë ( 7,9 miliardë lekë vijnë nga rezultati financiar pozitiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) që administron skemën publike të pensioneve dhe pjesa tjetër 2,5 miliardë lekë janë të ardhura shtesë nga tatimi mbi fitimin).

Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar njĂ« tepricĂ« prej 7,9 miliardĂ« lekĂ«sh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janĂ« arkĂ«tuar nĂ« buxhet nĂ« njĂ« zĂ« tĂ« veçante “ Rezultati Financiar i ISSH-sĂ«.”

Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023 paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politike që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime. Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat.

Në vitin 2023 të ardhurat buxhetore u rritën me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave.

Të ardhurat tatimore dhe kontributet, për 12-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.7% me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të buxhetit, si edhe në masën 101.3% me planin fillestar. Në anën tjetër skema e pensioneve ka frenuar rritjen e shpenzimeve pavarësisht se numri i personave në skemë rritet vit pas vit më së paku 15 mijë pensionistë në vit. Por shumica e tyre, duke qenë se nuk plotësojnë vitet e punës, përfitojnë pension të pjesshëm. Vit pas viti pensionet reja të pleqërisë dalin me ulje nga anomalitë që ka shfaqur tregut i punë gjatë tranzicionit.

Ne krahun e shpenzimeve të ardhurat shtesë u rialokuan pothuajse të investimet publike. Zëri i investimeve kapitale me financim të brendshëm u rrit me në 87 miliardë lekë nga 77 miliardë lekë që ishin parishikuar në buxhetin fillestar. Të dhëna më te detajuara tregojnë se buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës rritet me 4,3 miliardë lekë ose 8 %, ku 1 miliardë lekë shkojnë shtesë për financimin e transportit rrugor. Fondet për transportin detar arrijnë në 10 miliardë lekë nga 8,8 miliardë që ishin në fillim dhe do të shkojnë për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Edhe 2 miliardë lekë iu shtuan buxhetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit financimet e të cilit arritën në 18,5 miliardë lekë nga 16.5 miliardë lek që ishin në buxhetin fillestar./Monitor

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →