![Kryegjyshata Botërore vlerëson tre figura atdhetare/ Baba Mondi: Kishin respektin e besimtareve bektashiane 2 kryegjyshata boterore vlereson tre figura atdhetare baba mondi kishin respektin e besimtareve bektashiane](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/kryegjyshata-boterore-vlereson-tre-figura-atdhetare-baba-mondi-kishin-respektin-e-besimtareve-bektashiane.jpg)
TIRANE
Ne Selinë e Shenjtë, Kryegjyshata Boterore Bektashiane ka organizuar një event kushtuar tre figurave të shquara të bektashizimit. Ata janë Baba Sherif Canometaj i njohur edhe si “Pëllumb i Bektashizimit”, Dede Ahmet Myftari dhe Dede Ali Riza.
Gjatë ceremonisë, Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshati Boterore Bektashian tha se gjatë shërbimit si klerikë, me punën dhe kulturën e gjerë që zotëronin, ata gëzonin respektin e besimtarëve bektashianë.
Ermira Urupi, kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan ka pranuar dekoratën që Kryegjyshata Boterore Bektashiane i akordoi Baba Sherif Canometaj, një figurë e shquar atdhetare.
Dede Edmond Brahimaj u ka akorduar tituj mirënjohje edhe për kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gentian Llatja, kryetaren e Këshillit të Qarkut të Elbasan Ermira Urupi dhe Hamit Kabën. Drejtorin e Institutit të Historisë etj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co