Madonna ka realizuar disa nga shfaqjet më mbresëlënëse të skenës, por këtë herë ajo është kujdesur që ta lërë të paharruar publikun e saj. Mbretëresha e popit po performonte në skenë në Rogers Arena në Vankuver të Kanadasë dhe teksa performonte një nga hitet e saj më të mëdha, ajo mirëpriti një tjetër yll në skenë.
Në veçanti, pranë saj u shfaq Pamela Anderson. Aktorja e njohur ka qëndruar pranë saj, e veshur me një xhup të zi, minifund dhe grim minimal.
Pasi përqafoi dhe puthi Madonën, ajo mori rolin e gjyqtares në skenë, i cili në koncerte të tjera ishte realizuar ndër të tjera nga Julia Garner dhe Kelly Ripa. Menjëherë pas kësaj, ata ndanë një foto nga prapaskenat e tyre duke pozuar së bashku në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co