Në javën e shtatë të netëve live, sfida përballi Gentin nga skuadra e Arilenës dhe Ingridin nga skuadra e Young Zerkës. Genti u eliminua pas këtij konkurrimi të dytë, edhe pse ai solli një baladë të jashtëzakonshme të Alban Skënderajt, “Refuzoj”.
Ingridi, një kameleon i vërtetë në skenë, edhe sonte dhuroi shumë emocion në publik dhe ia arriti t’ia dilte mbanë sfidës.
Pas eliminimit, Genti tha se nuk është i mërzitur, përkundrazi ai ndihet shumë mirënjohës për gjithçka që ka përjetuar në këto net në “X Factor”: “Unë nuk jam mërzit fare. Jam mirënjohës për çdo javë, çdo mesazh, çdo respekt, jam mirënjohës për çdo gjë që ndodh këtu. Unë kam dhënë maksimumin…” – tha ai pa e fshehur emocionin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co