Pamjet që shihni vijnë nga ceremonia mortore e Pëllumb Metës, 50-vjeçari që u vra nga djali i tij, ndërsa bashkëpunëtorë ishin dhe dy fëmijët e tjerë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga banesa e Metës, ndërsa makina e funeralit ndodhet në rrugë. Familjarë, të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit 50-vjeçarit, i cili u vra më 10 shkurt, ndërsa krimi i rëndë u zbulua dje për publikun.
Si fillim për krimin u dyshua e bija, Hygerta Meta, e cila mori dhe përsipër autorësinë e krimit, por hetimet treguan krejt të kundërtën. Babai ishte vrarë nga djali i tij, Hysen Meta, ndërsa për varrosjen e tij në kasolle kishin marrë pjesë dhe vajza dhe djali.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co